• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kiara Tito rikthehet në televizion, nisin xhirimet e programit të njohur

Kiara Tito u distancua për pak kohë nga ekrani, por rikthimi i saj është shumë pranë. Pas kësaj periudhe pushimi, moderatorja ka publikuar pamjet nga xhirimet e sezonit të dytë të programit ‘Doktor Plastik’ që transmetohet në ‘Klan Tv’.

Ky emision ju besua bjondes bukuroshe që në daljen e parë dhe siç kuptohet, sërish do drejtohet nga ajo. Programi i suksesshëm ka në qendër transformimin e personave të ndryshëm që kanë nevojë të rregullojnë diçka në fytyrën ose trupin e tyre me anë të ndërhyrjeve plastike. Krahas videos që ka publikuar, Kiara ka shkruar: “Kujt i mungon ‘Doktor Plastik’? Së shpejti.” Me postimin e kësaj videoje, moderatorja ka zbuluar edhe ‘look-un’ që do e shoqërojë në një prej puntatave. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE