Mesa duket, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Sipas burimeve për ‘Radar’, Khloe dhe Tristan janë duke jetuar shumë larg njëri-tjetrit dhe ajo ndihet më mirë si një mama beqare. “Janë ndarë, përfundimisht. Khloe më fund filloi të shihte atë që të gjithë të tjerët shihnin: ai nuk e meritonte”, është shprehur burimi. Khloe kishte dyshime se Tristan e kishte tradhëtuar përsëri dhe ky ishte momenti kur ajo vendosi të qëndronte në Los Angeles me True, pasi vajza e saj është prioritet për të. Gjatë ‘Shën Valentinit’ ajo mori shumë dhurata dhe lule nga shoqet e saj, pasi të gjitha janë shumë të lumtura që më në fund vendosi të ndahej nga Tristan./revistawho.com