• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Khloe dhe Tristan përballen bashkë në publik, ribashkohen për hir të ditëlindjes së vajzës

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson u bashkuan sërish për 1-vjetorin e lindjes së vajzës së tyre. Megjithatë ata të dy ruajtën distancën nga njëri-tjetri gjatë kohës që i këndonin vogëlushes True këngën e ditëlindjes.

Në festën e ditëlindjes Khloe dhe vajza e saj mbajtën veshur fustane të njëjta në ngjyrë blu të dizenjuara nga August Getty. Ashtu siç i ka hije familjes Kardashian, Khloe kishte organizuar një festë të madhe të menduar në detaje për të voglën e saj. Pavarësisht se ajo kërkoi që askush të mos bënte dhurata, por të sillnin diçka për spitalin e fëmijëve në Los Angeles, True mori një byzylyk me diamante. Gjithashtu në festë nuk munguan as të afërmit e familjes dhe personazhe të tjerë të njohur. Kujtojmë se Khloe prej muajsh po jeton jetën si nënë beqare, pasi Tristan u kap duke u puthur me miken e familjes Kardashian-Jenner, Jordyn Woods. /revistawho.com