• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Këtë dimër mund të merrni vëmendjen e të gjithëve, mjafton të shkoni tek “Breezy”

Prej disa kohësh tashmë, kryeqytetit i është bashkuar një nga markat më moderne… “Breezy Albania” me sugjerimet që propozon për blerësit shqiptarë, jo vetëm e ka përmirësuar shijen tonë, por i ka dhënë asaj më shumë ngjyra.

Brand-i që vesh personazhe të njohur të artit dhe televizionit ka lançuar një koleksion fantastik dimëror, në të cilin dominojnë ngjyrat e elektrike dhe metalike.

Koleksioni i vjeshtë-dimër ofron mundësi zgjedhjesh të mëdha për çdokënd, i cili guxon në shije apo kombinime të ndryshme. Me dy destinacionet e tij në QTU dhe tek Myslym Shyri, “Breezy Albania” propozon një larmi produktesh për vajza dhe djem.

Të dy showroom-et, të organizuara në hapësira të mëdha ofrojnë edhe çmimet më të mira në vend.
Nëse jeni në mëdyshje se cila është veshja e duhur për një fundjavë larg zhurmës së kryeqyetit, për një udhëtim në natyrë, për t’u ndjerë sa më rehat, por dhe ngrohtë gjatë përditshmërisë mjafton të vizitoni dyqanet e ‘Breezy Albania’.

Stafi i tij do iu mirëpresë për të gjetur atë që ju duhet, ndërsa do të sigurohen të largoheni të buzëqeshur nga mundësitë e mëdha të zgjedhjeve brenda këtij ambienti. Ç’të prisni më shumë? Tashmë e dini se koleksioni më fantastik i sezonit vjeshtë-dimër ka mbërritur në dyqanin e preferuar të të gjithëve. /revistawho.com