• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtarja shqiptare pranon hapur ndërhyrjen në hundë: Ishte i vetmi detaj që doja të ndryshoja

Këngëtarja Gerta Mahmutaj dhe i dashuri i saj, DJ John Van Ride kanë qenë të ftuar ditën e sotme në programin ‘Trokit’. Në një nga intervistat e rralla të çiftit së bashku, dy të dashuruarit kanë zbuluar të pathëna nga jeta personale, por jo vetëm. Ata i ka bashkuar pasioni për muzikën dhe duket se kjo gjë do i bëjë sërish bashkë në projekte të ndryshme.

Gjatë bisedës argëtuese ‘live’, Gerta zbuloi edhe një detaj, që shumë pak personazhe publikë kanë guximin ta pranojnë. Kur u pyet për ndërhyrje ajo u shpreh se ka ndryshuar hundën dhe ka qenë diçka estetike, jo problem shëndetësor. Këngëtarja rrëfeu se nuk ka qenë në mëdyshje për këtë vendim dhe është e lumtur me rezultatin, pasi ai detaj nuk i pëlqente tek vetja.

Ndërhyrjet estetike, vazhdojnë të jenë tabu mes personazheve publikë shqiptarë, madje një pjesë e mirë e tyre janë bërë pjesë e debateve publike për këtë çështje. / revistawho.com