• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Këngëtarja shqiptare në bashkëpunim me producentin e huaj, zbulon pak nga kënga e re

Baby Gee duket se së shpejti do të publikojë hitin e saj më të ri, por ndryshe nga këngët e tjera, këtë projekt ka vendosur ta sjellë në bashkëpunim me artistë të huaj. Ajo publikoi një video në ‘Instagram’ ku zbuloi pak nga kënga e saj e re dhe mund të themi se fansat po e presin me padurim. Ajo shfaqet krah producentit të njohur Jumpa, i cili pak kohë më parë solli dhe bashkëpunimin me reperin shqiptar Capital t. Një nga ndjekësit e saj e ka pyetur nëse do ta shohim si repere në këtë këngë dhe ajo i ka kthyer përgjigje vetëm me disa ‘emoji’ djalli, duke nënkuptuar se këtë herë do të ketë surpriza. Ajo gjithashtu ka etikuar 1 këngëtare dhe 1 këngëtar të huaj që me siguri do të kenë pjesë në këtë këngë. Përsa i përket titullit dhe datës së publikimit nuk dihet ende asgjë, por një gjë është e sigurt, pas lançimit kjo këngë do dëgjohet në shumë vende publike apo klube nate./revistawho.com