• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Këngëtarja shqiptare ndan me ndjekësit pamjet më të ëmbla të djalit: Sa herë të shoh duke qeshur…

Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë dhe djalin e saj vendosi ta quante Maël. Gjira është munduar të tregohet transparente me fansat e saj duke ndarë në rrjete sociale çdo moment të bukur që kalon me familjen, sidomos me djalin e saj. Ditën e sotme ajo ka publikuar disa foto në ‘Instagram’, ku Maël shfaqet duke qeshur në krahët e babait të tij dhe Gjira sigurisht, duke mos i rezistuar ëmbëlsisë së tij, i ka bërë vogëlushit një dedikim të ëmbël. “Sa herë të shoh ty duke qeshur, e di që jam duke bërë gjënë e duhur. Për sa kohë që ti je mirë ëngjëlli im, për sa kohë je i lumtur, jam dhe unë… Jam me idenë që fëmija vjen në jetë me karakteristikat që ti ende ke nevojë në jetë, sepse asgjë nuk është perfekte dhe ti vazhdon të mësosh. Me ty, rritemi dhe ne”, ka shkruar këngëtarja. Jeta si një mama e re mund të jetë e vështirë, por Gjira po e shijon atë në maksimum së bashku me bashkëshortin./revistawho.com