• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtarja me origjinë shqiptare “injoron” ‘Billboard Awards’, eventi i famshëm e bën fituese të një çmimi

Mbrëmja e Billboard Awards bëri sërish bashkë yjet e shumtë të ‘Hollywood’, për t’u vlerësuar me çmime të ndryshme në projektet muzikore që ata kanë sjellë së fundmi. Mirëpo duket se këngëtarja me origjinë shqiptare është zhgënjyer mjaftueshëm nga këto evente sa ka zgjedhur mos të shkojë në ndarjen e çmimeve të rëndësishme në muzikë.

Bebe Rexha ka zgjedhur të vazhdojë rutinën e saj, ndërkohë që festivali i famshëm e ka vlerësuar këngëtaren me çmimin kënga më e mirë ‘Country’. Përveç kësaj Rexha ishte e nominuar dhe në kategorinë ‘Radio Song’, megjithatë ishte kënga ‘Meant to be’ në bashkëpunim me grupin Florida George Line që i dhanë fitoren.

Mbase pas kësaj fitoreje, Bebe do i rikthehet sërish eventeve të famshme si ‘Billboard Awards’./revistawho.com