• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtarja e njohur publikon për herë të parë momentet emocionuese nga lindja e vajzës

Shpesh këngëtarë të njohur zgjedhin që momente të ndryshme të jetës t’i ndajnë me të gjithë adhuruesit e tyre përmes videoklipeve. Më e fundit ka qenë Ciara, e  cila ka publikuar klipin e saj më të ri “Beaty Marks”. Veçantia e kësaj video është se këngëtarja se tregon çdo çast special të saj, nga parakalimi në altar krahë bashkëshortit e deri tek lindja e vajzës së saj, Sienna. Për E!Online, Ciara e ka quajtur këtë rrugëtim drejt momenteve e kujtimeve më të bukura. “Qëllimi im gjatë procesit të regjistrimit të këtij albumi ishte të kujtoja veten që shenjat që merr gjatë jetës janë në fakt shenja bukurie. Fatkeqësitë përfundojnë duke të dhënë urtësi dhe karakter, dhe të mbijetosh gjatë gjithë këtyrë sfidave të bën më të fortë. Ky album është për të festuar rrugëtimin që të çon tek ato momentet e kujtimve më të bukura”,  është shprehur Ciara.

Kujtojmë që këngëtarja ka dhe një djalë më të madh, Future Zahir Wilburn, i cili shfaqet në video duke i dhënë unazat./revistawho.com/