• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Këngëtarja e njohur anulon koncertet, bëhet shkak gjendja shëndetësore

Pak ditë më parë u raportua se këngëtarja Jessie J ka nisur një histori dashurie me aktorin e njohur Channing Tatum. Pavarësisht se jeta e saj sentimentale po ecën më së miri, duket se kjo nuk ka ndikuar aspak në shëndet. Së fundmi, Jessie ka njoftuar se i duhet të anulojë datat e turneut të saj për shkak të lodhjes dhe dobësisë. Nëpërmjet një deklarate në rrjete sociale, këngëtarja u ka kërkuar falje të gjithë fansave që kishin blerë bileta për koncertin e saj dhe u premtoi se do të kthehej shumë shpejt. Madje ajo ka thënë se do t’u kthejë të gjithëve paratë e biletave. Më parë Jessie J ka treguar se ka dhe një problem në zemër dhe pavarësisht se ndonjëherë e ka të vështirë të menaxhojë gjendjen e saj, mundohet që të kalojë çdo gjë me sportivitet. /revistawho.com