Ciara është bërë nënë për herë të dytë mbrëmjen e djeshme. Këngëtarja e dha lajmin e mrekullueshëm mëngjesin e sotëm kur postoi një foto të saj në buzë të detit. “E dashur Sienna Princess Wilson”. Nuk ka rëndësi sa e madhe do të jetë dallga, ne do të jemi gjithmonë qetësia jote në stuhira. Të duam. Me dashuri mami dhe dhe babi”, -shkruan Ciara teksa ka shkruar edhe peshën e vogëlushes dhe orën e lindjes. Ky është fëmija i parë i këngëtares me bashkëshortin Russell Wilson. Ajo ka edhe një djalë me reperin The Future. Ciara dhe Russell Wilson u martuan në korrik të vitit të kaluar./revistawho.com