• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtari shqiptar si rrallëherë flet për të dashurën e tij: Jam shumë me fat që e kam gjetur

Shpat Deda është një nga këngëtarët që pëlqehet shumë nga vajzat e reja, por artisti prej vitesh është në një lidhje të lumtur. Këngëtari është në një marrëdhënie me Blerta Ismailin, me të cilën ka bashkëpunuar më parë edhe për krijimet muzikore. Shpati nuk flet shpesh për këtë pjesë kaq privatë të jetës së tij, por sot në emisionin ‘Rudina’ ai ka treguar se ndihet me fat që ka pranë vetes një njeri si Blerta. “Mund të them që jam shumë me fat që kam gjetur një person me të cilin kuptohem shumë mirë. Po është shumë e bukur, por mua më intereson që ka edhe cilësi të tjera, që janë shumë të rëndësishme për mua”, ka thënë këngëtari për partneren e tij.

Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk e përjashton mundësinë për t’u martuar në të ardhmen, edhe pse këtë gjë e sheh si diçka proceduriale. Shpati ka treguar se të dashurën e tij ja ka prezantuar edhe të ëmës, duke qenë se lidhjen ai e konsideron si tepër të rëndësishme. /revistawho.com