• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtari i njohur zbulon pamjet e festës nga 30-vjetori i tij dhe falenderon partneren me fjalët më të ëmbla

Joe Jonas festoi javën e kaluar 30-vjetorin e tij, ndërsa ditën e sotme ai ka zgjedhur të publikojë disa foto nga festa e ditëlindjes në llogarinë në ‘Instagram’. Këto pamje të kapura janë bardh e zi dhe në to shfaqen bashkëshortja e Jonas, Sophie Turner, vëllezërit e tij dhe pjesëtarët e tjerë prezent në festën e ditëlindjes.

Pas këtij momenti, Joe ka falenderuar partneren e tij ëmbëlsisht për festën që ajo organizoi, e cila ishte frymëzuar nga filmi i James Bond. “Faleminderit zemër që organizove festën më epike me temën ‘Bond’ për 30-vjetorin tim”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij në rrjetet sociale.

Përveç kësaj feste, Sophie nuk ngurroi ta surprizojë partnerin e saj edhe gjatë një koncerti kur ai ishte duke performuar në skenë. Turner u shfaq në skenë me tortën e ditëlindjes dhe nisi t’i këndojë me të gjithë këngën e ditëlindjes, duke e befasuar bashkëshortin e saj./revistawho.com