Harry Styles u nda nga e dashura e tij Camille Rowe në 2018-tën, por duket se këngëtari nuk e ka harruar akoma modelen. Sot Harry ka publikuar albumin e tij ‘Fine Line’ dhe njërën prej këngëve ja ka dedikuar ish-partneres me origjinë franceze. “Më mungon theksi yt dhe miqtë e tu. A e dije se unë vazhdoj t’ju flas atyre?”, thotë Harry në këngën e tij ‘Cherry’. Pavarësisht se ai nuk e përmend në asnjë moment emrin e Camille, është e qartë se bëhet fjalë për theksin e saj, kur ajo fillon të flasë frengjisht në këngë. Në një pjesë të saj ajo thotë sipas ‘Genius’ “Përshëndetje! Të ka zënë gjumi? Oh, më vjen keq… Në rregull, jo… Nuk është për të qeshur”. Harry ka thënë më herët se kënga e tij “Cherry” ishte dedikim për një nga ish të dashurat dhe konfirmoi se ajo do të ishte pjesë e këngës. “Ne jemi miq, kështu që unë e pyeta nëse ishte në rregull. Mendoj se asaj i pëlqeu idea”, ka thënë Harry. Por përveç kësaj kënge, thuhet se këngëtari është frymëzuar për të gjithë albumin e tij nga Camille Rowe. /revistawho.com