• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këngëtari i njohur habit me gjestin e fundit, fton në koncert ish partneren e tij

Këngëtari i njohur, Drake mban marrëdhënie të mira me nënën e djalit të tij, Sophie Brussaux. Ditën e djeshme ai ka mbajtur një koncert në arenën ‘AccorHotels’ në Paris dhe ajo çfarë i ka habitur të gjithë ka qenë se në të ka qenë prezente dhe ish partnerja e tij.

Sophie publikoi disa video në ‘Instagram’, ku shfaqej duke e mbështetur Drake në prapaskenë. Mesa duket dyshja ruan një marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes.

Kujtojmë se kanë kaluar 2 vjet që kur Brussaux, pretendoi se ishte lënë shtatzënë nga këngëtari, por askush nuk e besoi.

Në tetor të 2017 ajo solli në jetë djalin Adonis dhe në maj të 2018 u zbulua zyrtarisht se Drake e mbështeste financiarisht djalin dhe nënën e tij./revistawho.com