Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, duket se do heqë dorë për momentin nga muzika për të vazhduar studimet. Në emisionin e Fatmir Spahiut në ‘RTK’ ai ka deklaruar se shumë shpejt do udhëtojë drejt Amerikës për të vazhduar studimet në Harvard. Labi ka treguar se është pranuar si student dhe po punon për të përmirësuar gjuhën.