Këngëtari 41-vjeçar, Robin Thicke ka propozuar të dashurën e tij, 24-vjeçaren April Love gjatë darkës së Krishtlindjeve. Çifti ka që në vitin 2015 që janë në një lidhje dhe presin fëmijën e tyre të dytë. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, April ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e propozimit. Çifti ka pozuar përpara pemës së Vitit të Ri duke treguar kështu dhe barkun e rrumbullakosur, ndërsa në video shfaqet momenti kur Robin nxjerr unazën në tavolinë dhe të gjithë të pranishmit fillojnë të duartrokasin dhe brohorasin. Të gjithë ishin shumë të emocionuar, por më shumë mund të vini re lumturinë në fytyrën e April në momentin e propozimit. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BrzCgPWAMsl/?fbclid=IwAR2S67AyQA-wMp-aUbvk0SNyMbNnQY29KM2UMrAsSxJmtDWBykJ6A8vC6rc