• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Këngët e Ylli Limanit flasin për jetën e tij, këngëtari rrëfen ‘vuajtjet’ në dashuri

Ylli Limani është i njohur për baladat e tij që duket se kthehen në hit menjëherë pas publikimit. Kënga e tij e fundit, “Nuk po kalojka” është pëlqyer shumë nga publiku, por ajo çfarë askush nuk dinte është se kjo këngë në fakt flet për jetën e tij reale dhe vuajtjet e vërteta në dashuri. Këtë e ka zbuluar vetë Ylli në një intervistë të shkurtër për “Klan Kosova”, ku ka thënë se Armend Rexhepagiqi së bashku me Aida Barakun njohin të gjithë historinë e tij dhe këtë e kanë ‘shkrirë’ në projektin në fjalë. “E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun, është më ndryshe. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst”, është shprehur këngëtari. Ai gjithashtu ka rrëfyer se viti 2019 nuk ka qenë i mbarë për të kur vjen puna tek çështjet e dashurisë./revistawho.com