• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kënga që nuk ja dedikoi kurrë mikut të saj, Adelina Ismaili zbulon detajet e saj

Adelina Ismaili pak ditë më parë ka pranuar ftesën publike për t’u bërë pjesë e paradës së komunitetit LGBT në Prishtinë. Mediat nuk munguan dhe ‘Prive’ arriti të merrte një prononcim nga Adelina gjatë paradës. Ndër të tjera ajo kujtoi një mik të sajin homoseksual që nuk jeton më dhe zbuloi se ka dashur t’i dedikojë një këngë, por nuk e realizoi dot kurrë.

“Ka qenë shumë e vështirë për ta realizuar atë këngë. Madje edhe muzikalisht ishte e vështirë, pasi kompozitori refuzonte ta bënte këngën. Shpresonte që të mos bëhej ‘hit’ i madh pasi kishte frikë se do hakmerreshin ndaj tij. Mund ta mendoni sa e vështirë ka qenë në atë kohë të bëheshin këngë të tilla. Prandaj edhe e kam peng që muzikalisht nuk u realizua kurrë. Është këngë që buron prej jetës së një njeriu që e kam pasur shumë shok dhe nuk është më në mesin e të gjallëve”,-ka thënë ajo. Më tej Adelina foli për personat me prirje të ndryshme seksuale duke vënë theksi tek guximi që kanë për të pranuar hapur prirjet e tyre dhe për të pranuar dashurinë në çdo formë, të pranueshme apo jo nga masa./revistawho.com

CLOSE
CLOSE