• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kënga që ajo bëri për Ariana Grande nominohet në ‘Grammy’, Vesa Luma shpreh gjithë krenarinë për artisten shqiptare

Ditën e djeshme u shpallën nominimet për çmimet ‘Grammy’ dhe në to kryesonin Billie Eilish, Lizzo dhe Ariana Grande. Kjo e fundit është nominuar në disa kategori, ndër të cilat për “Këngën e Vitit” dhe “Performanca më e mirë pop” për këngën “7 Rings”. Në shkrimin e kësaj kënge është përfshirë edhe artistja me origjinë shqiptare, Njomza. Ajo ka vetëm pak kohë që është bërë pjesë e industrisë së muzikës, por ka arritur të identifikohet menjëherë dhe të fitojë famën e merituar. Duke qenë se Njomza është përfshirë në realizimin e këngës “7 Rings” të Ariana Grandes, një pjesë e meritave për nominimin për çmimet “Grammy” i takojnë edhe asaj. Për këtë arsye të gjithë miqtë kanë nisur ta përgëzojnë Njomzën për këtë sukses dhe një ndër ta ka qenë Vesa Luma. Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto me Njomzën në ‘Instagram’ për të shprehur gjithë krenarinë për të. “Pra, kjo vajza këtu tani është nominuar në ‘Grammy’ si tekstshkruese. Krenare për ty zemër”, ka shkruar Vesa përkrah fotos me artisten shqiptare.

Një muaj më parë Luma zbuloi se Njomza do të shkruante një këngë për të dhe kur të vijë koha e publikimit me siguri do të rezultojë mjaft e suksesshme. /revistawho.com