• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Kënga Magjike 2015 ul siparin, triumfon për të dytin vit Aurela Gaçe

Ka përfunduar edhe edicioni i këtij i festivalit Kënga Magjike, me triunfim për të dytin vit radhazi këngëtarja Aurela Gaçe me këngën “Akoma jo”. Ndërkohë në historinë e festivalit “Kënga Magjike” kjo është e treta kupë për Gaçen. Fituesja e këtij edicioni u zgjodh edhe këtë vit nga vetë këngëtarët përmes një votimi që u bë publik gjatë mbrëmjes finale.

Sa i përket spektaklit për të shoqëruar këtë vit prezantimin e tij, kantautori dhe prezantuesi, Ardit Gjebrea kishte ftuar aktoren më famë tashmë në Turqi Almeda Abazi. I ftuar special gjatë kësaj mbrëmje ka qenë këngëtari libanez Omar.

Gaçe nuk e dorëzoi kupën duke vijuar të jetë fituesja në fuqi edhe një vit tjetër. Në vend të dytë u rendit këngëtari Endri Prifti, i cili i dedikoi çmimin bashkëshortes së ndjerë të vëllait të tij, Stefan Prifti. Ndërsa në vend të tretë u rendit këngëtarja Juliana Pasha.

Edicioni i këtij viti i “Kënga Magjike” ka ulur siparin në tingujt e këngës “Akoma jo”, të fitueses Aurela Gaçe.

Çmimet e dhëna gjatë natës finale të festivalit “Kënga Magjike 2015”:

Çmimi Magjia e Parë:  Janex Trio

Çmimi Telekom Albania: Renis Gjoka

Çmimi Çesk Zadeja: Mateus Frroku

Çmimi i produksionit Xhesika  Polo

Grupi më i mirë: Alar Band

Best neë artist: Venera Lumani  dhe Lind Islami

Kënga stil: Revolt Klan

Çmimi Tv Klan: Mariza dhe Klea

Kënga më e mirë Hip-Hop: Stresi

Kënga më e mirë pop/rock: Altin Goci

Çmimi Rtv 21 Kosovë  Tv21 Maqedoni: Shpat Kasapi

Kantautori më i mirë: Endri Prifti

Best Duet : Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri

Çmimi Tendencë: Semi Jaupaj

Balada më e mirë: Gerta dhe Klejdi Mahmutaj

Artisti më i mirë në ëeb: Flori Mumajesi

Çmimi Diskografik: Stine

Çmimi i Interpretimit: Aurela Gaçe

Çmimi i Kritikës: Albërie Hadërgjonaj

Çmimi vokali më i mirë: Juliana Pasha

Çmimi i madh Kënga Magjike 2015: Aurela Gaçe

CLOSE
CLOSE