• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kënga është vaji i burrave”, Genc Prelvukaj e prezanton kështu projektin e tij më të ri

Në ditë mjaft të vështira si këto, këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj ka zgjedhur të publikojë një projekt të ri muzikor, dedikuar të gjithë shqiptarëve. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artisti në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

“Thonë në ditë të vështira, kënga është vaji i burrave. Kjo këngë është plot emocion e ndjenjë”, ka shkruar reperi krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Fansat e kanë pritur mjaft mirë këtë publikim të fundit të Gencit dhe e kanë përgëzuar me komente të ndryshme. Kujtojmë se Prelvukaj ka sjellë herë pas here projekte të ndryshme muzikore, të cilat numërojnë mijëra klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com