• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kënga e re e Seldit një dedikim për Mimoza Shkodrën?

Në nëntor të vitit të kaluar, Seldi njoftoi fansat e tij se shumë shpejt do të sillte një këngë në bashkëpunimin me Keisi Meidinin, vajzën e këngëtarit Sabian. Mbrëmjen e kaluar projekti është publikuar në “Youtube” dhe ajo mban titullin “S’ka dashni”. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe menjëherë ka ngjallur komente tek ta. Në tekstin e këngës Seldi thotë disa vargje, të cilat sipas fansave janë ‘diss’ për ish të fejuarën e tij, këngëtaren Mimoza Shkodra.

“S’të kam tradhtuar. A jam duke të munguar? Thuaj ku je të vij t’ia nisim nga e para. Jeta është shumë e shkurtër s’ia vlen të bëjmë gara”, thotë Seldi mes rreshtash.

View this post on Instagram

Out now 🙌 link in my bio

A post shared by Seldi Qalliu (@seldi__qalliu) on


Kujtojmë se pak javë më parë edhe Mimoza publikoi këngën e parë pas ndarjes, e cila mbante titullin “Mu ma le fajin”. Edhe ajo u mor si një dedikim për Seldin, por Mimoza i hodhi poshtë fjalët nëpërmjet një interviste. Ajo u shpreh se asnjë nga këngët e saj nuk i dedikohen dikujt./revistawho.com

View this post on Instagram

New Song: "Mu ma le fajin"

A post shared by MimozaShkodra (@mimozashkodra) on