• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kënga e Noizyt i kujton nënën, Emina Çunmulaj: Sa më ka marrë malli

Kënga “Mbretëresha ime” e reperit Noizy është një nga dedikimet më të ndjera për personat që sakrifikojnë më shumë në këtë jetë, nënat. Me siguri kjo këngë do të kthehet në një nga himnet më të bukura të dashurisë për të gjithë ata që kanë mall për nënat e tyre e duan t’i kenë pranë. “Mbertëresha ime” e ka kthyer pas në kohë edhe modelen e njohur shqiptare Emina Çunmulaj. Në makinë dëgjohet kënga dhe Emina shihet me sy të përmalluar. “Kjo këngë është gjithçka. Faleminderit Noizy. Më kujton nënën time shumë. Kur po zgjidhja karrierën time si modele mami më telefononte dhe më pyeste gjatë gjithë kohës ‘në çfarë qyteti je?’ Sa më ka marrë malli”, – ka shkruar Emina.

Prej shumë vitesh Emina Çunmulaj jeton në Amerikë dhe ka ndërtuar familjen e saj së bashku me Sam Nazarian dhe vajzën Ella Faria dhe shumë shpejt pret të bëhet nënë për herë të dytë. /revistawho.com

Rezultate imazhesh për emina cunmulaj and her family