Kendall Jenner ka zbuluar disa nga ‘sekretet’ e familjes së saj dhe kjo falë Jimmy Fallon. Ajo ka qenë e ftuara speciale e mbrëmjes së djeshme dhe gjatë intervistës i është përgjigjur disa pyetjeve rreth jetës së saj personale, por që sigurisht lidhen dhe me familjen e saj. Gjatë një loje, Kendall tërhoqi një letër me pyetje dhe menjëherë filloi të qeshte. “Oh jo. Scott me siguri”, tha ajo pa zbuluar ende se cila ishte pyetja. Audienca dhe vetë moderatori filluan të qeshnin. “Nuk e dimë se cila është pyetja, por përgjigja është Scott Disick?”, e pyeti Jimmy dhe menjëherë Kendall tha se pyetja kishte të bënte me ish-partnerët e motrave të saj, cilin nga ata pëlqente ajo më shumë. Pavarësisht se Scott nuk vazhdon më me Kourtney, ata mbajnë një lidhje të fortë dhe Scott e viziton shpesh familjen e tyre, kështu që mund të themi se e kuptojmë shumë mirë pse përgjigja e supermodeles ishte pikërisht emri i tij./revistawho.com