• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Këmishat janë një ‘must’ për pranverën, mësoni disa ide kombinimesh nga të famshmet shqiptare

Pranvera është stina e preferuar dhe kur çdo gjë fillon të marrë frymë nga e para. Tashmë jemi në mesin e marsit dhe ka ardhur momenti i duhur për të bërë ndryshimet në garderobë. Ndonjëherë në pranverë është e vështirë të gjesh kombinimet e duhura për veshje, në të shumtën e rasteve edhe për shkak të kushteve atmosferike. Nuk është e lehtë të vendosësh çfarë duhet të veshësh kur temperaturat ndryshojnë vazhdimisht gjatë ditës. Megjithatë për këtë ka një zgjidhje dhe në këtë rast janë këmishat. Janë gjithçka që u duhet si në momentet kur bën ftohtë dhe po ashtu kur bën vapë. Kombinimet janë të shumta për këmishat, sepse të lënë hapësirë për t’i veshur si me pantallona, po ashtu dhe me funde. Mund të zgjidhni që gjatë ditëve më të ftohta sipër të vishni një xhaketë xhins, klasike apo lëkure. Një këmishë e gjerë, ose e ngushtë do të jenë gjithmonë shpëtimi i ditëve tuaja dhe për çdo lloj ideje kombinimi mund t’i hidhni një sy fotove të vajzave të njohura shqiptare. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE