• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kejsi reagon pas thashethemeve për tradhëti të Stresit: Jeta të jep atë që nuk e pret

Marrëdhënia mes Kejsit dhe Stresit është një nga më të diskutuarat që nga koha kur ata vendosën t’i jepnin fund gjithçkaje. Dyshja e njohur janë përfolur shumë në media për raportet me njëri-tjetrin, për shkak se është thënë se ka qenë tradhëtia e Stresit shkak i ndarjes. Në disa media rozë është shkruar se reperi është parë në shoqërinë e vajzave të tjera e madje dikush në rrjete sociale komentoi në profilin e Kejsit duke thënë se Stresi e ka tradhëtuar gjatë gjithë kohës.

Ish-partnerja e reperit e kaloi me sportivitet këtë situatë, por duket se pas kaq shumë thashethemesh ajo është lodhur dhe ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë kësaj historie. Ajo ka folur publikisht dhe ka thënë se nuk e besonte që do i ndodhte ta tradhëtonin në jetë. “Asnjëherë nuk e kisha menduar se shprehja ‘të tradhëtosh një grua të mirë është si të zgjedhësh plehrat mbi thesaret’ do të aplikohej tek unë, por jeta të jep atë që nuk e pret. Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqem t’i lë gjërat të kalojnë në heshtje që shfaqen në fytyrën time, kështu që më në fund do të them diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha ato vajzat që ndihen krenare për veten që flen me burra të martuar, zemër urime ti je një e përdalë. Por ajo çfarë dua të të them është që të paktën të jesh e mirë në punën tënde dhe ta mbash atë të interesuar më shumë se disa orë sepse tani ka shumë si ty që e bëjnë këtë gjë… të paktën prisni për firmat”, ka shkruar Kejsi në profilin e saj në ‘Instagram’.

Ndërkohë Stresi e ka mohuar gjithmonë tradhëtinë, por nuk ka reaguar ende për këtë deklaratë të Kejsit. Në një intervistë para pak ditësh në “Glamour Zone”, reperi u shpreh se do të ishte shumë ulje nëse do e tradhëtonte Kejsin, sepse ka shumë përgjegjësi si burrë i martuar dhe se vazhdon ende të komunikojë me ish-partneren. /revistawho.com