• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Katy Perry dhe Orlando Bloom pushojnë në Francë, publikohen fotot romantike të tyre

Katy Perry dhe Orlando Bloom do martohen së shpejti, pas fejesës surprizë që e zbuluan me shumë emocion ditën e Shën Valentinit. Ata kanë udhëtuar së fundmi drejt Francës për të pushuar së bashku dhe disa foto nga këto momente nuk i shpëtuan paparacit. Këngëtarja shfaqet e veshur me rrobabanjo me lule ndërsa i fejuari i saj me pantallona ngjyrë blu. Çifti ishin të qeshur dhe dukej qartë që po e shijonin çdo moment të këtij udhëtimi vetëm me njëri-tjetrin. Zona ku ata po pushojnë njihet si një nga më të shtrenjtat e Francës dhe shtëpitë në atë vend kanë vlera miliona dollarëshe.

Kujtojmë se në shtator të këtij viti, Orlando dhe Katy pritet të martohen në një dasmë private me pak të ftuar. /revistawho.com