• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Katy Perry bie pre e kritikave, firma e saj detyrohet të heqë të gjitha sandalet në ngjyrë të zezë

Firma e njohur e këngëtares Katy Perry ka rënë pre e kritikave të shumta në rrjete sociale, për shkak të një palë sandaleve në ngjyrë të zezë. Dizajni i sandaleve paraqiste një fytyrë të zezë me dy sy dhe buzë të lyera në ngjyrë të kuqe, por kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak njerëzve. Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë stil si shumë të shëmtuar dhe njëkohësisht racist.

Një burim i afërt i këngëtares ka treguar për ‘TMZ’ se ky produkt është hequr menjëherë, për shkak të reagimit të ashpër. Madje shumë fansa të Katy Perry kanë thënë se as nuk do ta pranojnë faljen e saj, nëse ajo do të kërkojë një të tillë. Këto kritika vijnë pak kohë pasi edhe firma e njohur ‘Gucci’ u akuzua për racizëm për një bluzë në ngjyrë të zezë me buzë të mëdha të kuqe. Fytyra e zezë konsiderohet si diçka ofenduese për njerëzit me ngjyrë, ndaj shumë persona nuk munden ta pranojnë as në formën e shakasë apo të stilit. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE