• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kate Middleton ndjek hapat e Princit Harry, punon me ‘BBC’ për një projekt sekret

Gjatë kësaj jave Kate Middleton u pa në ambientet e ‘BBC’ dhe duket se dukesha po punon për një projekt televiziv. Korrespondenti i familjes mbretërore Richard Eden ka treguar për “Daily Mail” se Kate ka bërë një takim privat me drejtorin e përgjithshëm të ‘BBC’, Tony Hall, ditën e enjte. Pavarësisht se ka pasur këmbëngulje për të mësuar diçka më shumë rreth këtij takimi, zëdhënësit e ‘BBC’ nuk kanë treguar asgjë në lidhje me këtë projekt. Mendohet se duhet të ketë të bëjë me bamirësinë, por pritet të mësohet në të ardhmen diçka më shumë rreth këtij takimi të dukeshës me televizonin e njohur. Lajmi i takimit të Kate vjen pasi u mësua se Princ Harry po bashkëpunonte me Oprah Winfrey për një projekt në ‘Apple TV+’. Ende nuk dihet nëse Harry do të shfaqet në serialin e realizuar nga Oprah, por Duka e Sussex zbuloi vitin e kaluar se në të do të flitej për problemet dhe mirëqenien e shëndetit mendor. /revistawho.com