• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kate Middleton merr pjesë në koncertin e përvitshëm, ‘look-u’ i saj bën që të gjithë të kthejnë sytë pas

Kate Middleton mori pjesë në koncertin e përvitshëm të ‘Beatin Retreat 2019’, një koncert militar i cili organizohet nga ‘Household Division’. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ‘look-u’ i dukeshës, i cili përbëhej nga një pallto e bardhë e ‘Catherine Walker’ me flokët e kapur. Kate e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë taka në ngjyrë bezhë, duke nxjerrë më në pah detajet e veshjes. Si çdo herë tjetër, dukesha e Cambridge ka bërë që me stilin e saj unik të fitojë vëmendjen e të gjithëve. Kujtojmë se dhe më parë, Kate është cilësuar si një nga dukeshat e veshura më mirë në pallatin mbretëror. Mos të harrojmë se në koncertin e vitit 2014, ishte bashkëshorti i saj, Princ William, ai që u paraqit në event, por këtë vit ky vend i është rezervuar Middleton./revistawho.com