• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kate Middleton dhe Princ William kapen mat në një takim sekret me njëri-tjetrin

Kate Middleton dhe partneri i saj Princ William kanë kaluar muajt e fundit duke u përballur me spekulimet se në marrëdhënien e tyre ka pasur disa krisje. Pak kohë më parë filluan të qarkullonin zërat se Princ William kishte tradhtuar partneren tij, lajm ky që bëri xhiron e rrjetit.

Megjithatë tashmë duket se martesa e tyre është më e fortë se kurrë pasi ata janë parë së bashku në një takim romantik jashtë syve të publikut. Çifti mbretëror janë kapur mat nga fansat e tyre në hotelin ‘Inn On The Lake’ në Ullswater në Kumbria. Pasi ndjekësit i zbuluan, hoteli ku ata qëndruan vendosi të publikojë disa foto në faqen e ‘Instagram-it’ me lejen e dyshes.

Në këto foto shfaqet çifti duke takuar një prej drejtuesve dhe menaxherëve të ambientit ku Kate dhe William qëndruan. Kujtojmë se së fundmi dyshja është parë bashkë dhe në eventin ‘Trooping The Colour’ ku u festua ditëlindja e Mbretëreshës Elizabeth./revistawho.com