Në natën e parë të spektaklit të Vera Grabockës “Your face sounds familiar”, vëmendje të madhe mori Kastro Zizo. Artisti antikomformist pranoi që në premierën e spektaklit të merrte përsipër imitimin e transseksuales austriake Konçita Urst, e cila triumfoi në Eurosong. Të njëjtën këngë, të njëjtin fustan nude dhe padyshim me mjekrën karakteristike u shfaq Kastro në skenën e “Tv Klan”. I pyetur nga gazeta “Panorama” për performancën në rolin e Konçitës, Kastro u përgjigj: Konçita është e paparë, e unë s’i afrohem fare. Shpresoj të kem transmetuar gjendjen e këngës së saj. U ndjeva shumë normal në skenë, si një njeri që e interpretoj një artiste si ajo ose ai, si mund ta quajmë. Të them të drejtën, më shumë isha i fokusuar te plastika, mënyra e interpretimit. Sa i takon ndjesisë kur e pa veten në ekran si Konçita, Kastro u shpreh “Kuptova që pjeshkë e madhe do të isha femër”.