• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kanye West besimtar i devotshëm, mendon për krijimin e një kishe të tij

Kemi vënë re se Kanye West është shumë i dedikuar ndaj besimit të tij dhe çdo të dielë tërheq akoma dhe më shumë njerëz pas vetes. Këtë pasion të tij për kishën dhe besimin e krishter, Kanye dëshiron ta ndajë më sa më shumë njerëz. Burime pranë artistit kanë treguar për revistën “People” se ai dëshiron që të hapë edhe një kishë. “Ai është ekstremisht pasionant për besimin e tij dhe dëshiron ta ndajë me sa më shumë njerëz. Kanye shpenzon shumë kohë duke studiuar dhe u lutur dhe ka dëshirë ta ndajë me të tjerët rrugëtimin e tij. Ai ka vërtet shumë dëshirë t’i ndihmojë njerëzit që kanë nevojë për mbështetje. Beson në fuqitë shëruese të muzikës, por gjithashtu beson se Zoti mund të shërojë njerëzit”, – kanë thënë burimet. Më pas kanë shtuar se ai ka nisur bisedimet për krijimin e një kishe të tij, e cila do të jetë shumë tradicionale dhe do t’i shtyjë njerëzit drejt besimit nëpërmjet artit. Që nga fillimi i këtij viti Kanye West ka organizuar shërbesën e së dielës çdo fundjavë dhe aty kanë qenë të pranishëm shumë personazhe të njohur. /revistawho.com