• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kanye i acaruar me Kim, nuk do që vajza 6-vjeçare të përdorë produkte bukurie

Kim Kardashian ka zbuluar së fundmi se Kanye nuk është ende gati për të parë vajzën e tij North West, të përdorë produkte kozmetike.
Në festën e mbajtur në nder të bashkëpunimit të saj dhe modeles Winnie Harlow ajo u shpreh se kishte patur pak probleme me bashkëshortin e saj për shkak se kishte lejuar vajzën e saj 6-vjeçare të vendoste produkte bukurie.
“Mendoj se me aq e pata, ndryshoi gjithë rregullat”, thotë Kim.
Ylli i reality show-t tregoi gjithashtu se motra e saj më e vogël Kylie, do i jepte disa nga produktet e saj vogëlushes e kjo i kishte sjellë telashe me Kanye.
Kujtojmë se Kim ka sjell në jetë 4 fëmije, 2 prej të cilëve janë femra. Mesa duket telashet e Kim nuk do mbarojnë me kaq.