• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kandidatja e PS në Durrës, kunata e Hygerta Sakos

Së fundmi janë shpallur kandidaturat e Partisë Socialiste për çdo bashki në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Një nga emrat që ka tërhequr vëmendje është padyshim Valbona Sako, e cila konkuron për bashkinë e Durrësit. Ajo është ekonomiste në profesion dhe prej vitesh mban postin e  Drejtoreshës së Tatimeve në Durrës.

Kandidatja për kryetare bashkie është nënë e dy vajzve, gjithashtu Valbona është kunata e Hygerta Sakos, moderatores së njohur dhe Miss-it të parë shqiptar nga Durrësi, e cila e mori këtë titull në 1995-ën.

Vetë Hygerta ka qenë ndër të parët që e ka përkrahur kunatën e saj, me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku fton të gjithë fansat e saj ta ndjekin. Krahas fotos ajo shkruan: “Familja mbi të gjitha”.

Kujtojmë se moderatorja sportive e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes mediatike familjen, prandaj detajet që dimë për ta janë të pakëta. /revistawho.com