Pasi bëri disa ditë pushimi në Marrakesh, Arbana Osmani është kthyer panë familjes së saj dhe sigurisht i është përkushtuar të voglit të saj, Jon. Mëngjesi i sotëm ka nisur ëmbël për moderatoren e cila ka pasur djalin pranë teksa konsumon kafen e parë të ditës. Me anë të një fotoje të postuar në ‘Instastory’ ajo zbukuroi ditën e të gjithë ndjekësve të saj.
“Kafe me shokun tim të ngushtë”, shkruan Arbana duke na treguar edhe njëherë tjetër se marrëdhënia që ka me djalin nuk është thjesht nënë dhe bir, por shkon përtej saj. Së fundmi moderatorja ka publikuar më shpesh foto me djalin dhe ka zbuluar pak më tepër imazhin e tij që e ka mbajtur të fshehur për shumë kohë. / revistawho.com