• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Justin Bieber publikon albumin e ri, ky detaj bën fansat të dyshojnë se Hailey është shtatzënë

Justin Bieber vendosi ta sillte albumin e tij muzikor të titulluar ‘Changes’ në ditën e të dashuruarve. Ky lajm u prit mirë nga të gjithë fansat e artistit, ndonëse një detaj i ka tërhequr jo pak vëmendjen.

Ndjekësit e Bieber kanë aluduar se bashkëshortja e tij, Hailey është shtatzënë për shkak se në një prej këngëve përmendet “baby talk”. Nuk dihet ende nëse ky lajm është i vërtetë, megjithatë që prej momentit kur Hailey dhe Justin kurorëzuan dashurinë në martesë kanë në qendër të mediave për zgjerimin e familjes së tyre.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Bieber foli për periudhën më të vështirë të tij, teksa u diagnostikua me dy sëmundje, ndërsa Hailey i qëndroi pranë gjatë gjithë kohës./revistawho.com