• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Justin Bieber nuk ndalet, shton një tjetër tatuazh në trupin e tij

Mbrëmjen e djeshme Justin Bieber u pa duke u larguar nga kisha së bashku me partneren e tij, Hailey Baldwin dhe të gjithë vunë re një ndryshim tek këngëtari. Justin kishte shtuar një tatuazh të ri në trup, këtë herë në pjesën e qafës. Në anën e majtë të qafës dallohej qartë se Justin kishte bërë tatuazh një zog duke fluturuar, diçka që ende nuk i dihet kuptimi.

Megjithatë ky tatuazh shkon në të njëjtën linjë me të tjerët, sepse Justin e ka kthyer trupin e tij në një vepër arti me tatuazhe kafshësh. Bieber ka një ari të madh në kraharor, përkrah tatuazhit të një luani dhe një shqiponje arrin deri pjesën e barkut. Justin iu tregoi fansave tij se kishte bërë një tatuazh të ri, por ende nuk e ka zbuluar, sepse siç duket nuk është ende gati të publikojë një foto të asaj çfarë ai ka bërë. /revistawho.com