Këngëtarja e njohur e muzikës live, Juliana Pasha është ndër ato artiste e cila jo shpesh eksperimenton me ‘look’-un e saj. Është prej vitesh pjesë e skenës shqiptare dhe gjithmonë jemi mësuar ta shohim me flokët bionde të prera deri tek supet.
Por së fundmi edhe Juliana është përfshirë në sagën e gjatë të vajzave që ndryshojnë modelin e flokëve. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instastory’ këngëtarja ka zbuluar se ka ndryshuar krejtësisht duke i prerë flokët shkurt. Me këtë model të ri këngëtarja na ka habitur të gjithëve pasi ky është një ndryshim i papritur, por që gjithsesi i shkon shumë./revistawho.com