• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Juliana Pasha ka këto fjalë për momentin më special të Jonidës dhe Besnikut: Dasma e vitit

Disa javë më parë, moderatorja e njohur, Jonida Vokshi kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, Besnik Krrapi në një ceremoni e cila bëri bashkë familjarët dhe miqtë me të afërt të saj. Për të ‘ndezur’ atmosferën u kujdes këngëtarja e njohur, Juliana Pasha, e cila me anë të një postimi në ‘Instagram’ e ka falënderuar publikisht dyshen që e bënë pjesë të një momenti aq special siç është martesa, duke e cilësuar si më të mirën e vitit.

Pas këtij postimi nuk ka munguar dhe falënderimi i Vokshit, në të cilin shkruhej: “Falemidenrit shumë që na e bërë këtë ditë aq të bukur me zërin dhe energjinë tënde pozitive”.

Ndërsa pak ditë më parë, miq të Jonidës kanë publikuar dhe një video me momentet më të bukura të dasmës, ku duket se atmosfera ka qenë në kulmet e saj./revistawho.com