• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Julian Deda pagëzon nipin dhe i dedikon atij fjalët më të ndjera: Shumë shpejt do më kesh edhe shok të ngushtë

Aktori i njohur, Julian Deda ka ndarë sot me ndjekësit në ‘Instagram’ një nga momentet më të veçanta në familjen e tjj, pasi ka pagëzuar nipin e vogël. Me anë të një shkrimi dedikuar Domenikos, Juli ka treguar se nuk do të jetë vetëm xhaxha dhe kumbar për të, por dhe shok i ngushtë. “Më ke xhaxha, do më kesh edhe kumbar dhe shumë shpejt do më kesh edhe shok të ngushtë. Zoti të bekoftë Domenik Deda”, ka shkruar Juli krah fotos ku shfaqet duke mbajtur në krahë nipin së bashku me një qiri në dorë, momente këto të shkëputura nga pagëzimi i tij. Menjëherë në llogarinë e aktorit kanë mbërritur komente të ndryshme uruese nga të gjithë ndjekësit. Megjithatë ky nuk është i vetmi moment kur aktori i njohur ka publikuar pamje pranë më të vegjëlve në familjen e tij. Disa ditë më parë ai ndahu një tjetër foto ku tregonte dashurinë e madhe për nipin dhe mbesën, të cilët dukeshin si një kopje e Julit nga ngjyra e syve./revistawho.com