• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ju sjell pak dashuri”, Big Mama i befason të gjithë me foton më të fundit krah modelit të njohur turk

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të pamjes të saj mjaft tërheqëse pas humbjes së një peshe të konsiderueshme në trupin e saj. Përveç kësaj ajo është shpesh aktive në rrjetet sociale duke ndarë me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria apo projektet muzikore që pritet të sjellë.

Megjithatë pak më parë ajo ka publikuar një foto krah modelit turk, të quajtur Serhat Kaynarpinar, ku shfaqet shumë pranë tij. “Këto ditë të ftohta do ju sjell pak dashuri”, ka shkruar ajo krah postimit më të fundit në ‘Instagram’.

E veshur me të zeza, me një pamje të kuruar deri në detaje pranë detit, artistja i ka befasuar të gjithë me publikim e fundit. Menjëherë pas këtij momenti në adresën e saj kanë mbërritur komente të shumta dhe urime për statusin në jetën e saj private, megjithatë nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një lidhje dashurie në jetën e këngëtares apo gjithçka është thjesht pjesë e një projekti të ri muzikor./revistawho.com