• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ju kujtohet Jehona Sopi? Këngëtarja shfaqet pas shumë vitesh mungesë

Këngëtarja Jehona Sopi para disa vitesh ka qenë ndër më aktivet në skenën shqiptare. Me këngët e saj solo apo edhe në bashkëpunim, ajo solli për publikun projekte të cilët do të mbahen mend gjatë.

Prej disa vitesh Jehona është shkëputur nga skena muzikore, madje edhe në rrjetet sociale nuk është më aktive. Nëse jeni bërë kuriozë të shihni ndryshimet në ‘look’-un e saj, këngëtarja Vesa Luma jua tregon shumë qartë. Nëpërmjet një videoje ku e uron për ditëlindje, Vesa zbulon edhe imazhin e Jehonës. Në video duket qartë se këngëtarja është po njësoj dhe buzëqeshja e ëmbël nuk i ka ndryshuar aspak.