Kanë kaluar disa javë nga skandali i tradhtisë së Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Pas këtij momenti 21-vjeçarja u largua nga familja Kardashian dhe i ka kërkuar falje publike për situatën e ndodhur. Pas kaq kohësh burime të ndryshme kanë treguar për ‘UsWeekly’ se Jordy-t po i mungon shumë vajza e ish-shoqes së saj të ngushtë, Stormi.
Ajo rikthehet herë pas here tek fotot e vjetra me vogëlushen dhe trishtohet sa herë i shikon. Woods i ka treguar miqve të saj se po e përjeton shumë keq mungesën e vajzës së vogël.
Kujtojmë se pas skandalit të tradhtisë Jordyn i është rikthyer sërish jetës normale duke publikuar herë pas here në ‘Instagram’, ndonëse ka pohuar se kjo situatë nuk është ende e thjeshtë për të./revistawho.com