• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jordyn Woods dhe mamaja e saj ‘pushtojnë’ profilin e ‘Instagram-it’ të Kylie Jenner

Skandali i tradhëtisë së Tristan Thompson me Jordyn Woods vazhdon ende të jetë kryefjala e mediave të huaja. Për shkak të tradhëtisë, Jordyn dhe Kylie Jenner nuk janë më mikesha të ngushta, megjithatë duket se rrjetet sociale janë një mjet komunikimi shumë i mirë për vajzat. Pasi Kylie publikoi videon e vajzës së saj me partnerin, Jordyn ka reaguar duke i dhënë ‘like’, ndërsa mamaja e saj, Elizabeth Woods, ka komentuar tre zemra të kuqe. ‘Instagram-i’ nuk është i vetmi rrjet ku Kylie dhe Jordyn mbajnë komunikim me njëra-tjetrën, pasi në adresën e saj të ‘Twitter-it’ gjendet një foto gjigande e Jordyn. Sipas ‘UsWeekly’, Kylie po përpiqet të qëndrojë sa më larg kësaj situate dhe të mos flasë fare mbi këtë temë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE