• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jonida Vokshi na prezantoi me dashurinë e saj të përjetshme dhe ngjajnë si dy pika uji

Në familjen e Jonida Vokshit sot festohet ditëlindja e babait të moderatores dhe urimin më të ëmbël publik e ka dhënë vetë ajo. Krahas një fotoje nga ato të rrallat teksa i dhuron një puthje të atit, Jonida shkruan: “Mbreti im ka ditëlindjen. Dashuria ime e përjetshme, gëzuar”.

Duke qenë se momentet me familjen, fotot me ta, apo detajet e jetës personale, moderatorja e njohur i ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm, foto si kjo nuk tërheqin vëmendje vetëm për fjalët e ëmbla që shkruhen, por veçanërisht për faktin që Jonida zgjedh t’i ndajë me ndjekësit në ‘Instagram’. Bukuroshja e ekranit ka një ngjashmëri të dukshme me të atin dhe duket se ka marrë më të mirat nga ai.

Kujtojmë se së fundmi Jonida mori vëmendjen e mediave dhe fansave me lajmin se ka plane të afërta për martesë. /revistawho.com