• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jonida Shehu e pyet në emision nga është bashkëshorti i saj, Rudina Dembacaj: Unë më mirë mos..

 

Prej disa kohësh në mediat online po qarkullon lajmi se aktorja e njohur Rudina Dembacaj mendohet se është ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe një vajzë.
Ajo nuk ka folur kurrë publikisht për këto thashetheme, por ka refuzuar të flasë. E ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në ‘Top Channel’, teksa ishin duke folur se me kë bëjnë krushqi lezhjanët, Rudina është pyetur nga moderatorja se nga është bashkëshorti i saj. ‘Unë më mirë mos flas për këtë, unë jam artiste dhe i dua të gjithë”, u përgjigj aktorja duke qeshur, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për ndarjen që po përflitet prej kohësh.
Ndër të tjera ajo pohoi: ‘Sa të jetë më i mirë e dua, sa s’është më se dua”, duke iu referuar partnerit në përgjithësi, e cila ngre më tej pikëpyetjet në lidhje me këtë situatë dhe nëse kjo fjali ka qenë me nënkuptim për Aleksin.
Gjithsesi këto ngelin në kuadrin e thashethemeve pasi asgjë nuk është konfirmuar apo mohuar nga çifti./revistawho.com