• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Jonida Maliqi sërish në “Eurovision”? Këtë herë jo si këngëtare

Jonida Maliqi përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në “Eurovision 2019” me këngën e kënduar në gjuhën shqip, ‘Ktheju Tokës’. Pavarësisht se u bënë disa muaj që kur festivali mbaroi, kënga e Jonidës vazhdon të jetë ndër të preferuarat e publikut, ashtu si dhe vetë ajo ndër personazhet më të komentuar. Ditën e sotme, Jonida ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku një fans shkruante se sipas votimeve, Jonida dhe Andri Xhahu do të jetë prezantuesit e dy mbrëmjeve gala të gjysmëfinales së ardhshme. “Populli e paska bërë zgjedhjen e vet”, shkruan Andri krahas fotos. Sigurisht asgjë nuk është ende zyrtare, pasi këto votime janë bërë nga fansat e dyshes, megjithatë kjo nuk është e pamundur, pasi dhe Jonida me Andrin duket se janë dakord me këtë vendim. Këngëtarja shqiptare vodhi zemrën e të gjithë publikut me këngën, vokalin dhe pamjen e saj./revistawho.com

CLOSE
CLOSE