• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Jonida Maliqi nis përgatitjet për ‘Eurosong 2019’, këngëtarja niset drejt Suedisë

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi është zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në ‘Eurovision 2019’. Ajo u prezantua në festivalin e ‘Rtsh’ me këngën ‘Ktheju tokës’ dhe mori duartrokitjet e publikut me performancën e saj në natën finale.

Përgatitjet për festivalin e madh kanë nisur, ndërsa këngëtarja ka zgjedhur ta performojë këngën në gjuhën shqipe. Ka qenë Jonida ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj me anë të një videoje në ‘Instagram’, pak minuta më parë, se ndodhet ne aeroport dhe është duke u nisur drejt Suedisë për të regjistruar këngën në një nga studiot që ka zgjedhur vetë këngëtarja.

‘Eurosong’ do të mbahet nga data 14 deri në 18 maj në Izrael dhe do të ndiqet nga miliona shikues në mbarë botën./revistawho.com